Mesazhi i pronarit të restorantit për personin që tentoi ta vjedhë: Të lutem eja për një aplikim pune

 Mesazhi i pronarit të restorantit për personin që tentoi ta vjedhë: Të lutem eja për një aplikim pune

Në mëngjes mësoi se restoranti i tij ishte grabitur. Dera e biznesit ishte thyer, ndërsa hajduti kishte shkuar me shpejtësi tek kasa… para nuk kishte gjetur dhe ishte larguar.

Kamerat në biznes i kishin regjistruar të gjitha pamjet. Kështuqë pronari i biznesit vendos t’i publikojë online pamjet e vjedhjes dhe hajdutit, por jo me qëllim denoncimin.

“Fillimisht reagimi im ishte mërzitje, frustrim. Duhej të shkruaja në rrjetin social për të shpjeguar se për sot dera jonë do të ishte e mbuluar me dy kompesata për shkak të një vjedhje”-thotë për median amerikane pronari Carl Wallace.

Por teksa shkruante postimin në rrjetin social, atij i erdhi në mendje diçka tjetër. Nuk shkroi për të shpjeguar sesi restoranti ishte vjedhur, por hodhi këto foto dhe një mesazh për hajdutin.

“Burritot tona janë aq të mira saqë në orën 4 të mëngjesit kemi patur një vjedhje. Për personin që kreu vjedhjen, dukshëm ai po kalon vështirësi në jetë dhe ka probleme financiare. Të lutem hajde në restorant për të aplikuar për punë. Ka mundësi më të mira në jetë sesa kjo rrugë që ke zgjedhur. Takohemi pa polici, pa pyetje. Vetëm të ulemi bashkë e të flasim sesi mund të të ndihmojmë për t’ju larguar rrugës ku ndodhesh tani. ”-shkruajti pronari i biznesit.

Postimi i Karlit u bë viral në rrjetet sociale, ndërsa ai tregoi për median se nuk ka ndërmend të ngrejë akuza në drejtim të personit që tentoi të grabisë.

“Ta vendosësh këtë njeri përballë akuzave e burgut e përkeqëson edhe më shumë situatën. Mbase çdokush duhet të ofrojë një lloj zemërgjerësie dhe një mënyrë për të ndihmuar”-tha Karl.