Mësuesi i matematikës birëson nxënësin kur mëson se ishte jetim e vuante nga një sëmundje

 Mësuesi i matematikës birëson nxënësin kur mëson se ishte jetim e vuante nga një sëmundje

Si çdo ditë, ky mësues jepte mësim matematike në një shkollë të mesme. Njëri prej studentëve, kujton ai, ishte mjaft i mirë në lëndë. Këtij mësuesi i bënte përshtypje vullneti i një 13 vjeçari për të mësuar. Derisa një ditë, djaloshi i quajtur Damien, i tha se të nesërmen nuk do të vinte dot më në shkollë.

Foto e shkeputur nga kronika e CBS

Të dy u ulën në këto dy karrige për të diskutuar. Mësuesi i matematikës, i quajtur Fin, atë ditë mësoi se 13 vjeçari ishte jetim.

Foto e shkeputur nga kronika e CBS

Për më tepër, Damieni kishte një sëmundje në veshka dhe i duhej me patjetër një transplant. Për shkak se 13 vjeçari nuk ishte adoptuar (pra të kishte një familje që të kujdesej për shëndetin dhe faturën financiare), ai do duhej të linte shkollën për t’u shtruar në spital.

“Më goditi ajo histori si një tonelatë me tulla. Dua të them, si mund të rrish pa bërë asgjë kur një njeri që ti e ke përzemër të tregon një histori të tillë”-tha mësuesi për median.

Foto e shkeputur nga kronika e CBS

Kështuqë ky mësues, vendosi të bëhet kujdestari i 13 vjeçarit. E mori Damienin nën kujdestari dhe e dërgoi në spital. Fatmirësisht pas disa muajsh një dhurues u gjet dhe 13 vjeçari bëri operimin me sukses. Kjo histori e bukur u raportua në CBS nga gazetari Steve Hartman në 2019.

Ndërsa pak ditë më parë, CBS ka risjellë historinë për të dhënë lajmin se ky mësues matematike e ka birësuar tashmë djaloshin dhe e thërret bir.

“Është si një ëndërr që u bë realitet”-tha Demien, i cili tashmë është 15 vjeç.

Foto e shkeputur nga kronika e CBS