Mësuesja nga Kosova që po tenton të thyejë për herë të tretë rekordin ‘Guinness’

 Mësuesja nga Kosova që po tenton të thyejë për herë të tretë rekordin ‘Guinness’

Pavarësisht se ka 3 fëmijë dhe punon si mësuese, Arbnora e gjen kohën për t’ju përkushtuar një pasioni që deri më tani i ka dhënë dy rekorde Guinness. Ajo bën punime origami (me letër) dhe kësaj here ajo do të krijojë një flamur të Kosovës me plot 120 mijë topa letre.

Në një prononcim për abcnews, ajo tregoi se ka punuar me orë e ditë dhe që do të jetë gati para ditës së pavarësisë së Kosovës.

“E para ka qenë një lule, po ka qenë e vështirë pasi nuk pas material si ai që kërkonim. Ndërsa rekordi I dytë ka qenë me topa letre. Ka qenë i vështirë pasi kishim problem se mos prishej pasi ka pas vetëm letër dhe asnjë element tjetër.

Unë kam mbaruar fakultetin e Edukimit dhe kam punuar si mësuese dhe menaxhere e institucionit. E veçantë ka qenë se këtë lëndë e kam bërë në fakultet dhe më pëlqente shumë.

1200 metër katror flamurin e kosovës e kemi caktuar palestrën e sportin në Skënderaj. Po mendoj ta bëj edhe më të veçantë, pasi Mongolia e ka vetëm me ngjitës. Letra do të bëhen njëra me tjetrën pasi Guiness i kontrollon. Arti origami është një palosje në mënyrë që të qendrojnë mirë”, rrëfeu ajo.