Model i edukatës së duhur, shikoni se çfarë bëjnë këta dy djem nga Prishtina

 Model i edukatës së duhur, shikoni se çfarë bëjnë këta dy djem nga Prishtina

Edukata e fëmijëve dhe vlerat në të cilat ata besojnë janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm për një familje, por për të gjithë shoqërinë.

Dhe vlerat dhe edukata e këtyre dy fëmijëve nga Prishtina, është e denjë për t’u bërë lajm, sepse jep shembullin e duhur.

Adniu dhe Dielli, po ktheheshin së bashku nga shkolla, kur në tokë kanë gjetur dy kartmonedha 50 euroshe dhe kanë vendosur t’i dorëzojnë tek pronari. I ati i dy fëmijëve me t’u njoftuar prej tyre, i ka marrë djemtë dhe kanë shkuar së bashku në komisariatin e policisë. Kanë dorëzuar paratë.

“Sot fëmijët Adni Pruthi dhe Diell Pruthi duke u kthyer nga shkolla -SHFMU “Naim Frashëri “- Prishtinë ne rrugën Ali Pashë Tepelena, përballë pasticeris Agusholli kanë gjetur 2 banknota nga 50€, total vlera 100€. Paratë i kemi dorëzuar ne stacionin e Policisë -Qendër. Personi, të cilit i kanë humbur paratë mund të paraqitet në stacionin Policor-Qendër”, ka shkruar në rrjetin social babai i dy djemve.