Momente dramatike, oficeri me qytetarin i shpëtojnë jetën burrit që ra pa ndjenja në hekurudhë

 Momente dramatike, oficeri me qytetarin i shpëtojnë jetën burrit që ra pa ndjenja në hekurudhë

Disa pamje me të vërtetë dramatike janë publikuar nga media e huaj në SHBA, teksa një qytetar gjendet i shtrirë në hekurudhën e metrosë, pa ndjenja.

Dëshmitarët okularë treguan se burri po priste trenin, në momentin kur i kanë rënë të fikët dhe është rrëzuar në hekurudhë.

Një oficer policia shihet teksa mbërrin në vendngjarje dhe me ndihmën e një qytetari, arrijnë ta ngrejnë peshë burrin pa ndjenja. Pak sekonda para ardhjes së trenit, polici e qytetari ngjiten në platformë, ndërsa njërëzit e pranishëm thërrasin ‘nxitoni se po vjen treni”