Momente emocionale, 2 vjeçari i paralizuar nga sëmundja ecën sërish

 Momente emocionale, 2 vjeçari i paralizuar nga sëmundja ecën sërish

I prekur nga një sëmundje që e paralizoi, por mrekullisht pas përpjekjeve të shumta në spital, ky dy vjeçar ka mundur të ecë për her të parë.

Ky është Alarik Brixhmen, një 2 vjeçar që jeton në Pensilvani të Amerikës. Video e tij duke ecur me ndihmën e një karroce është bërë virale dhe të fal emocione të papërshkrueshme.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, Alarik u diagnostifikua me mielitis transvers, një problem neurologjik që prek nervat e shtyllës kurrizore.

Prindërit e 2 vjeçarit i thanë ‘Good Morning America’ për spovat e të birit, i cili bënte me shenjë se i dhimbte shpina. Njërën ndër ditët kur prindërit e kishin dërguar vogëlushin tek një mjek kiropraktor, Alarik nuk mundi të ngrihej më dot në këmbë.

“Mendova mos tim bir kishte atë ‘Covid-in e fëmijëve’ për të cilin flasin shumë njerëz. E ngrita djalin në këmbë, por ai nuk qëndonte dot. Ishte i paralizuar dhe për herë të parë pashë frikë në sytë e tij”-tha nëna e 2 vjeçarit.

E kësisoj për disa javë, djali qëndroi i paralizuar. Familja e Alarik e dërgoi 2 vjeçarin në një spital të specializuar për sëmundjet neurologjike

“Më duhet ta them se kjo ishte hera e parë në jetëm time, që ndihesha totalisht i humbur. Të dy ne ishim krejt të humbur dhe nuk dinim se çfarë do të bënim”.

Kur Alarik shkoi në spital, ai ishte krejtësisht i paralizuar. Më datë 24 dhjetor ai nisi terapinë.

“Doktorët nuk dinin të na jepnin një përgjigje të saktë, nëse djali do të ecte apo do të mbetej i paralizuar për të gjithë jetën”-kujton babai i 2 vjeçarit.

Por mrekullia ndodhi në fund të janarit, ku Alarik me ndihmën e një karroce qëndroi në këmbë dhe shkoi drejt nënës së tij