Momente prekëse! Qeni pret të zotin tek dera e spitalit për ditë me radhë

 Momente prekëse! Qeni pret të zotin tek dera e spitalit për ditë me radhë

Një ambulancë dhe një qen që i vrapon pas. Ambulanca ndaloi dhe nxorri prej aty një burrë të moshuar. Kemal Senturk quhet dhe jeton në Trabzon të Turqisë. I moshuari shkoi në spital për shkak të gjendjes shëndetësore. U shtrua aty për disa ditë. Dhe për 6 ditë, qenushja e tij qëndroi duke e pritur pranë dyerve të spitalit.

Kjo është Boncuk. Vjen përditë dhe ulet në ballinë të spitalit. Pret të zotin.

Pavarësisht se familjarët e të moshuari mundohen ta marrin me vete në shtëpi, qeni gjen rrugën për të ardhur pranë spitalit.

Një roje i spitalit i thotë medias lokale DHA se qenushja vjen rreth orës 9 të mëngjesit dhe qëndron derisa të bjerë nata.

“Vjen në mëngjes në orën 9 dhe pret aty tek dera deri në darkë. Kur dyert hapen fut kokën brenda dhe shikon”-tha roja i spitalit.

Të mërkurën i zoti i saj, Kemal Senturk, doli më në fund nga spitali. Momenti kur qenushja shikon të zotin është prekës.