Momentet prekëse, gruaja arrin të përqafojë të ëmën pas një viti

 Momentet prekëse, gruaja arrin të përqafojë të ëmën pas një viti

Për shkak të pandemisë, qindra mijëra njerëz në botë e kanë shkuar vitin e kaluar dhe këto dy muaj të 2021 larg njëri tjetrit,  shpesh pa patur mundësinë që të shohin apo t’i japin një përqafim të dashurive të tyre.

Por në një azil për të moshuarit në SHBA, është gjetur një zgjidje praktike që familjarët të mund të shohin dhe përqafojnë njëri- tjetrin.

Në azil është vendosur një ‘stacion përqafimesh’, në mënyrë që kushdo që vjen të vizitojë të afërmit, të mund t’i shohë e përqafojë.

Një rast i tillë është raportuar në median amerikane, për një grua që prej një viti nuk kishte mundur të shihte nënën e saj.

Që prej marsit të vitit të shkuar pa e përqafuar, kjo grua takoi nënën e saj në këtë zonë të sigurt.

“Ishte e mrekullueshme. Zemra më është ngrohur. Unë dhe mami gjithmonë i jepnim përqafime njëra tjetrës, por qëkur erdhi pandemia nuk kam mundur ta prek dot. Ishte aq e vështirë që të shihja nënën time nga larg dhe të mos e përqafoja dot. Mamaja është 97 vjeçe dhe kërkon që t’i shohë të gjithë fëmijët e familjarët e saj”-tha gruaja.