Momenti kur polici shqiptar shpëton një vajzë që tentoi të vetëflijohet: Desh Zoti dhe e shpëtuam!

 Momenti kur polici shqiptar shpëton një vajzë që tentoi të vetëflijohet: Desh Zoti dhe e shpëtuam!

Një oficer shqiptar në Maqedoninë e Veriut arriti të ndërhyjë në kohë e kësisoj t’i shpëtojë jetë një vajze të re, e cila ishte ngjitur në tarracën e një godine dhe kishte vendosur t’i jepte fund jetës së saj. Pak para se vajza të hidhet, Agron Zenuni nga Kumanova, arrin ta kapë nga duart.

Momentet u kapën në video (ngjarja ndodhi disa ditë më parë), ndërsa polici ka reaguar në lidhje me rastin, duke dhënë një prononcim për median në Shqipëri.

Ai tregoi se ishte lajmëruar nga kolegët për rastin dhe ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Agroni thotë se e reja tentoi t’i shqitej nga duart duke i thënë policit që ta lëshojë.

“Fillimisht kam qenë rreth punës kanë lajmëruar kolegët që një vajzë do të bëjë vetëvrasje. Unë isha më afër, tek vendi i ngjarjes siç shihet, kam arritur unë i pari. Momentin kur arrij ajo tenton me u hedhur dhe e kap për 2-3 sekonda, sikur të mos e kisha kapur do të kishte rënë. Por pastaj në kohë shumë të shpejtë, vijnë dhe dy kolegë të mi dhe me ndihmën e tyre ia arrijmë ta ngjisim prapë lart.”, tha ai.

Ajo tentoi dhe me m’u larguar nga duart, më thoshte lëshomë, dua të mbys veten por ndërgjegjia nuk më linte. Më shumë është guxim sesa frikë. Në atë moment kam qenë i gatshëm dhe me jetë me mos me e lanë me u hedhur prej lart. Nëse do të hidhej vdekja do të ishte e sigurt. Ka tentuar me u shkëputur prej dore por zoti ka dashur dhe e kemi shpëtuar.”-tha Agroni.