“Na bën të lumtur kjo lëvizje” Bashkia e Hanias në Greqi sjell libra falas për fëmijët shqiptarë

 “Na bën të lumtur kjo lëvizje” Bashkia e Hanias në Greqi sjell libra falas për fëmijët shqiptarë

Një ndër qytetet në ishullin e Kretës ka futur në bibliotekën e saj (bashkiake) libra në gjuhën shqipe për fëmijët me origjinë shqiptare.

Iniciativa është shpërndarë në rrjetin social nga vetë Bashkia e Hanias në Kretë, ku shihen libra në shqip për fëmijët.

Librat janë vënë në dispozicion të bilbiotekës nga shoqata e emigrantëve shqiptarë në këtë qytet të Kretës. Në një deklaratë në rrjetin social të Bibliotekës, shprehet mirënjohje që në mes të librave tashmë ka edhe tekste shqip për fëmijët me origjinë shqiptare që jetojnë në Hania.

“Libra falas për fëmijë në dy gjuhë, greke dhe shqipe, për pasurimin e koleksionit të Bibliotekave të Fëmijëve të Bashkisë sonë dhe informimin e fëmijëve me origjinë shqiptare, nga Presidenti i Komunitetit Shqiptar të Hanias.

Kjo lëvizje na bën të lumtur dhe forcon bashkëpunimin tonë dhe në të njëjtën kohë inkurajon fëmijët me origjinë shqiptare të vizitojnë Bibliotekat e Fëmijëve, të marrin hua libra dhe të marrin pjesë në programet e leximit, kur kushtet e lejojnë.”-thuhet në deklaratë.