“Na nxorrët nga terri në dritë” Nënë Lokja përlotet kur sheh çfarë kanë bërë shqiptarët

 “Na nxorrët nga terri në dritë” Nënë Lokja përlotet kur sheh çfarë kanë bërë shqiptarët

Jeton e vetme me dy djemtë. I shoqi u sëmurë dhe u largua nga kjo botë. Varfëria, kujtimet e dhimbshme dhe monotonia i zënë ditën.

Kjo është nënë Lokja. Jeton në Prishtinë në këtë shtëpi të rrënuar.

Nënë Lokja: 60 vjeç i kam. U martova e madhe në moshë. Burri ka bërë punë krahu. Kur ka mundur, ka punuar. Dikur burri u sëmur dhe bëri dy herë operacion. Erdhën e na ndihmuan, nuk kishim mundësi për operacione e ilaçe. Na ndihmuan…(qan)

Nënë Lokja e shtyn ditën duke bërë punët e shtëpisë. Mundohet ta mbajë të zënë mendjen e duart, për t’ju larguar sadopak varfërisë dhe shtëpisë së vjetër, që shumë mirë mund ta zërë brenda së bashku me fëmijët.

Lokja ka dy fëmijë, njërin 13 e tjetrin 18 vjeç. Ky i fundit vuan nga shqetësime të shëndetit mendor.

Nënë Lokja: Besarti është sëmurë. 18 vjet i ka. As nuk flet, mir nuk është psiqikisht. Visari është 13 vjeç

Besarti: Nervat më kanë kap. 24 orë stres dhe dhimbje koke. Nuk po di se çfarë kam. 24 orë vetëm nervat më kapin. Bëhem agresiv e më kap koka.

Nënë Lokja: Gatuaj e pastroj. Heq mërzinë. Kam do pula që i ushqej. Kushtet e vështira na kanë kap. Shtëpia na lëshoi. Kur bie shi e fryn era, duhet me dal nga shtëpia se mos na nxe brenda. Zotit i lutem të na ndihmojë e kujtdo që e ka në zemër.

‘Shqiptarët për Shqiptarët’ e përcollën historinë e nënë Lokes dhe iu përkushtuan me shqiptarët lutjes së saj. Fondet për një banesë të re për Loken u arritën dhe më në fund ajo e braktisi banesën e vjetër ku jetonte.

Për më shumë ndiqni klipin: