“Na tërhoqi nga pantallonat” Qeni shpëton familjen nga tërmeti

 “Na tërhoqi nga pantallonat” Qeni shpëton familjen nga tërmeti

Javën që lamë pas një seri tërmetesh të fuqishme prekën Greqinë. Në media u përcollën lajme të momenteve të frikës, por edhe ngjarje të pazakonta, si kjo e një familje në Trikala, që u shpëtua nga qeni i tyre.

Pak sekonda para nisjes së lëkundjeve, qeni hyn në banesë duke lehur dhe më pas tërheq nga pantallonat kryefamiljarin.

“Isha në shtëpi me gruan dhe një prej fëmijëve. Dëgjojmë qenin duke lehur shumë fort, zakonisht ai është i qetë. Qeni erdhi brenda dhe më kapi nga pantallonat duke më nxjerrë jashtë. Sapo dolëm, shtëpia filloi të dridhej”-tha për median greke burri 59 vjeçar.

Në pamjet e publikuara nga media greke ERT, duket se në banesën e kësaj familje pjesë të murit, suvasë si dhe objekteve në shtëpi, kanë rënë përtokë.

 Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: