Nata bëhet ditë! Pamjet spektakolare të një copëze komete që ‘vizitoi’ nga afër disa qytete

 Nata bëhet ditë! Pamjet spektakolare të një copëze komete që ‘vizitoi’ nga afër disa qytete

Qielli i natës papritur u ndez nga një dritë vezulluese, duke lënë gojëhapur banorët e disa qyteteve në Kanada. Një ‘top zjarri’ (fireball) ra mbi qiellin e Kanadasë dhe fatmirësisht pamjet janë filmuar nga dhjetëra kamera (sigurie e gjetkë).

Departamenti i Shkencave në Alberta, zbuloi për median se kjo dritë vezulluese ka qenë në fakt një copë komete, jo më e madhe se disa centimetra. Por shpejtësia me të cilën ajo ka hyrë në atmosferën e tokës (ku dhe është dezintegruar) ka qenë rreth 220 mijë kilometra në orë, thënë ndryshe thuajse 60 kilometra për sekondë. Kjo shpejtësi marramendëse ka bërë që qielli të ‘ndizet’, njëlloj siç tregojnë pamjet.

Video e mesiperme u publikua nga Shoqëria Amerikane e Meteorëve

Madje filmime janë kapur dhe në një stacion observues i një universiteti, ku tregohen momentet kur copa e kometës hyn në atmosferën e tokës dhe në pak instante ‘shuhet’.