“Ndihmë ju lutem” Vajza 3 vjeçe me tumor, thirrja drithëruese e nënës drejt shqiptarëve

 “Ndihmë ju lutem” Vajza 3 vjeçe me tumor, thirrja drithëruese e nënës drejt shqiptarëve

Bona ende nuk i ka mbushur tre vjeç dhe trupin ia ka pushtuar një sëmundje e rëndë. Nëna e saj i ka humbur shpresat, nuk ka mundësi financiare të kurojë të bijën.

Ajo i është drejtuar me një thirrje emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, me shpresën e fundit tek shqiptarët. E dëshpëruar, kjo nënë kërkon ndihmë që jeta e të bijës të mos këputet.

“Nuk kam shpresë për vajzën. E vetmja shpresë e fundit është Elvis Naçi. Është një shumë shumë e madhe që duhet, lutem me gjithë zemër e shpirt në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, ishalla Zoti ndihmon vajzën time. Ajo ka sëmundje të keqe… ju lutem më ndihmoni, se vajza është në rrezik për jetën.

Është një shumë shumë e madhe, 100 mijë euro. Po nuk u mblodhën këto para ajo… ju lutem më ndihmoni, më ndihmoni t’i shpëtojmë jetën. I lutem Zotit të më marrë mua jetën, vetëm vajzën të më falë, jap gjithçka për të.”-thotë nëna me lot në sy.