Në fshatin ku të gjithë janë me Covid: Këtu një mjek ka… edhe ai pensionist është

 Në fshatin ku të gjithë janë me Covid: Këtu një mjek ka… edhe ai pensionist është

Të infektuar me Covid këtu janë thuajse të gjithë. Ka nga ata që e kanë kaluar sëmundjen dhe tashmë duhet të përballen me faturat e kurimit, i cili në plot raste vijon edhe pasi gjendja shëndetësore është përmirësuar.

Këtu jemi në fshatin Prodan të Korçës. Një çift tregon për abcnews, se pasi kaluan sëmundjen po vuajnë ende pasoja.

Gruaja: Nuk e di ku e kam marrë Covid. Mjekimet që na ka dhënë doktori, vjen një infermiere që na i bën. Tjetër ndihmë nuk kemi patur

Burri: Gruaja ndenji 14 ditë në shtëpi. Më pas mjeku i bëri analizat e më dha kurën e parë. Pasi e mbaroi kurën, shkoi për vizitë. Mori sërish kurë të dytë.

Në fshat kanë mbetur rreth 20 familje dhe shumica dërrmuese e tyre janë në moshë madhore. Fëmijët e tyre janë larguar prej vitesh në emigracion. Një burrë i fshatit thotë se e ka kaluar Covid, por për shkak të mungesës së shërbimeve shëndetësore, është detyruar të gjejë zgjidhje tek privati.

“Doktorë nuk ka. Na thanë analizat bëjini tek privati. Këtu edhe një mjek që është në Ersekë, është pensionist.”