“Ne jemi një” Akrobatja nga Tirana performon për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

 “Ne jemi një” Akrobatja nga Tirana performon për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një akrobate na Tirana ka udhëtuar drejt liqenit të Batovcit në Prishtinë, për të dhuruar një performancë.

Në sfidë me temperaturat nën zero dhe pa masa mbrojtëse, akrobatja performoi mbi liqen përmes një viçi, e veshur me flamujt e Shqipërisë e Kosovës.

 “Arsyeja pse bashkova flamurin kuq e zi me atë të Kosovës është sepse doja të bashkoja dy shtete që kanë të njëjtën kombësi, flasin të njëjtën gjuhë dhe kanë të njëjtin gjak. Ne nuk duhet të harrojmë se jemi një.

Ka qenë një performancë e vështirë, sepse nga dëbora nuk ndjeja duart dhe litarët më rrëshqisnin. Ishte shumë ftohtë dhe kemi xhiruar për 5 orë. Kishte momente që futesha në makinë për t’u ngrohur dhe dilja përsëri për të xhiruar plane të tjera”, shprehet Fiona për abc.