Në mbrëmje një pjesë e Shqipërisë përfshihet nga moti i keq me stuhi e reshje të dendura shiu

 Në mbrëmje një pjesë e Shqipërisë përfshihet nga moti i keq me stuhi e reshje të dendura shiu

Duke filluar nga orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure, pritet që një pjesë e mirë e territorit të Shqipërisë të përfshihet nga moti i keq, me stuhi ere, reshje të dendura shiu apo edhe breshër.

Media greke ka përcjellë hartën e cila tregon se cilat pjesë të rajonit do të preken nga vala e dytë e reshjeve të dendura të tetorit.

Pjesa jugore e lindore e vendit pritet të preket nga moti i keq. Temperaturat po ashtu kanë pësuar një rënie të ndjeshme dhe do të vijojnë të mbeten të ulëta edhe për ditët në vijim. Parashikohet që maksimumi i temperaturave të mos i kalojë 20 gradët celcius, ndërsa në zonat malore termometri do të bjerë deri në minus 1 gradë.

Më poshtë gjeni një hartë dinamike, e cila tregon parashikimin për ditët në vijim dhe se cili qytetet do të preket nga reshjet e dendura e stuhitë

(Për të parë në dinamikë motin, klikoni butonin play. Mund të klikoni në të gjitha qytetet e vendit për të parë reshjet dhe shpejtësinë e erës)