Në mjerim e varfëri, Fondacioni Firdeus i gjendet pranë familjes në Kërrabë

 Në mjerim e varfëri, Fondacioni Firdeus i gjendet pranë familjes në Kërrabë

Jo shumë larg Tiranës, në periferi të saj ndodhen familje të cilat janë të rrethara nga varfëria ekstreme. Mjerimi dallohej qartë. Kishte prej tyre që nuk mund t’ju siguronin dot fëmijëve të tyre një shurup për të ulur temperaturën. Ndërsa në një familje tjetër nëna e prekur tregonte se: Kur s’kam ushqim fëmijët flejnë të urritur. Kjo familje kishte prej muajsh që nuk kishte energji elektrike. Fondacioni Firdeus nën kujdesjen e Elvis Naçit dhe me praninë e Sidrit Bejlerit u gjend pranë këtyre familje duke ju siguruar mjetet ushqimore dhe medikamentet e nevojshme. Së bashku në ndihmë të Shqiptarëve tanë.