Në operacion me 90% risk për jetën, si ndryshoi jeta e Aishes

 Në operacion me 90% risk për jetën, si ndryshoi jeta e Aishes

Historia e dy motrave nga Gramshi të cilat dergjen në shtrat ka prekur mbarë shqiptarët. Pas operacionit të vështirë por që rezultoi me sukses, Aishja, njëra nga dy vajzat nga Gramshi është vizituar nga dy vizitorë specialë. Elvis Naci dhe Sidrit Bejleri e kanë vizituar në spital ku po merrte veten nga ndërhyrja. Aishja i tha Elvisit fjalët e mjekut, kur asaj ju kërkua të firmoste për jetën e saj para operacionit. “Më tha mjeku 20% jetë dhe 80% vdekje mund të rezultojë”, -tha ajo. Aishja me vendosmëri firmosi për të shpëtuar nga dhimbjet. 28-vjeçarja e kishte ndarë mendjen për këtë operacion.