“Në shtëpi jemi familje, por në palestër…” 16 vjeçari shqiptar që stërvitet nga i ati

 “Në shtëpi jemi familje, por në palestër…”  16 vjeçari shqiptar që stërvitet nga i ati

Kur Sokol Bishanaku mori pjesë në Lojërat Olimpike të Barcelonës më vitin 1992, Samueli ende nuk kishte lindur.

Sot të dy, babë e bir, stërviten çdo ditë së bashku, që Samueli të bëhet kampion. Samueli u shpall nënkampion Europe në stilin e shkëputjes për moshat deri në 17 vjeç (pesha deri në 73 kg).

Samueli rrëfeu se iu desh një vit stërvitje, pa asnjë ditë pushim. Sokoli shtoi se i biri është përpara tij, nëse i duhet ta krahasojë me veten.

“Në moshën e Samuelit nuk kemi patur mundësi në Europain. Ai është pararojë para meje. Unë kam marrë medalje 19 vjeç, ndërsa Samueli është 16 vjeç”,-tregon Sokoli, në intervistë për median.

Marrëdhënia mes tyre ndryshon nga orët e shpenzuara në palestër, në krahasim me ato në familje.

“Çdo gjë për peshëngritjen bëhet në palestër, ndërsa në shtëpi është babai im”-thotë Samueli, ndërsa i ati tregon se “I ndajmë gjërat, në shtëpi është familja e madhe ndërsa këtu edhe bërtas”.