Në spitalin infektiv të Tiranës, një buqetë me lule për nënën

 Në spitalin infektiv të Tiranës, një buqetë me lule për nënën

Pandemia e Covid në Shqipëri vijon ende në shifra alarmante. Në spitalet e Tiranës, atje ku vijnë shumica e të prekurve me koronavirus, gjen vuajtje, njerëz që flenë në oborr apo që qëndrojnë me ditë në pritje të familjarëve të prekur.

Njëlloj ndodh në spitalin infektiv të Tiranës (Covid1). Në ajër gjen lodhjen e njerëzve dhe trishtim të tepërt. Por rrallë ndodh që të pikasësh dhe momente gëzimi.

I tillë është rasti i një gruaje, të shtruar ditën e djeshme në spital. Sot feston 62 vjetorin e lindjes. Djali i saj ka ardhur si thuajse çdo ditë pranë spitalit, kësaj here me shpresën për të gëzuar nënën.

‘Sot ka ditëlindjen, i kam sjellë një buqetë me lule. Të shohim tani, Zoti t’i bëjë mirë. Mamin e kam mbajtur gati dy javë në shtëpi, por kurimi mbaroi dhe nuk kishim çfarë të bënim më, erdhëm në spital’-tha burri në një prononcim për tv Ora.

Pavarësisht se nuk do ta takojë dot personalisht, ka blerë një dhuratë me lule dhe një buqetë ku shkruhet:

“Shërim sa më të shpejtë! Jemi këtu me ty, nëna edhe 100!”