Nënë Fatmira shpërthen në lot! Çifti i të moshuarve lë kasollen dhe shkon tek mrekullia e shqiptarëve

 Nënë Fatmira shpërthen në lot! Çifti i të moshuarve lë kasollen dhe shkon tek mrekullia e shqiptarëve

Nënë Fatmira i tregon Elvisit e Fatmës kushtet e rënda me të cilat përballet çifti i të moshuarve që kërkoi ndihmën e shqiptarëve. Një banesë që më shumë i ngjan një kasolleje të shkatërruar e të pushtuar nga myku.

Fatmira: Bufeja ka rënë nga lagështira. Shikoje sesi është bërë dhoma copa copa nga myku e lagështira. Turp më vjen që do të më shikojë gjithë dynjaja, por nuk kam më çfarë të bëj. 24 vite të jetës kam mbijetuar se për të jetuar…

Elvisi: Vizitat, analizat, a keni bërë?

Fatmira: Kemi një nuse këtu komshije… vallaj ajo na është bërë 7 herë vajzë. Ajo na ka qëndruar pranë. Ajo vjen na ndihmon, na është bërë vajzë. Kur theva këmbën, ajo vinte këtu, na sillte mëngjesin, darkën, na lante na shplante.

Lexo edhe: Pa fëmijë, i shoqi sëmurë rëndë dhe vetë me këmbën e thyer… mjerimi i të moshuarve në Durrës

Elvisi: Bravo i qoftë.

Elvisi i thotë nënë Jetmirës se tashmë ka ardhur koha që të largohen për një vend më të mirë. I tregon se një shqiptar i SHBA-ve kur e ka parë rastin është prekur shumë dhe ka vendosur të kontribuojë për të moshuarit.

Elvisi: Jeta nënë Fatmira… asnjeri prej nesh nuk e di se ku do të na përplasë jeta. Por shyqyr Zotit, me atë para e ne mbrapa, na është krijuar mundësia të komunikojmë me shqiptarët dhe ja ku doli Shpëtim Useini nga Amerika, i cili mendoi për t’ju gjetur juve një shtëpi.

Elvisi e Fatma ndihmojnë xhaxha Ilmiun që të ngrihet në këmbë për t’u nisur drejt mrekullisë, drejt një vendi ku ai mund të qëndrojë i qetë.

Derën e shtëpisë të tyre të re e hap Ilmiu, ndërsa e shoqja Fatmira nuk i mban dot më lotët.

“Zoti ju shpërbleftë juve dhe kujto që ka ndihmuar”

Elvisi: Është bërë sebep Shpëtim Useini. Më thoshte hë kur, sa më shpejt. Por meqë ju keni një moshë të thyer, do duhej të gjenim një shtëpi të mirë për ju, jo në kate të larta. Ne do të përpiqemi t’ju vendosim një pension. Ju keni nevoja të shumta, shtëpia është e madhe, por edhe të tjerat duhen.

Fatmira: Ju falenderoj, jam aq shumë e emocionuar sa nuk di çfarë t’ju them.

Elvisi: Xhaxhi Ilmi a je mirë?

Ilmiu: Ju uroj me shpirt juve, paçi jetë të lumtur