Nëse Marsi do të kolonizohet nga njeriu, i pari shqiptar që do të shkojë është ky 19 vjeçar

 Nëse Marsi do të kolonizohet nga njeriu, i pari shqiptar që do të shkojë është ky 19 vjeçar

Para se raketa AtlasV të nisej për në planetin Mars, NASA hapi një konkurs për të gjithë (në glob) ata që dëshironin të bëheshin të parët njerëz, për të shkuar (virtualisht) në planetin e kuq. Në mesin e 12 milionë konkurentëve ishte dhe një shqiptar 19 vjeçar, me emrin Bennet Nura. I riu tashmë është përzgjedhur si një nga 100 mijë personat, që kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Marsit, nëse në të ardhmen njerëzimi gjen zgjidhjen për të jetuar atje.

Benneti foli në një intervistë për RTK- Radion, duke treguar se ai jeton në Holandë dhe studion shkencat kompjuterike.

“Ideja e këtij konkursi ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtual të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë që ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë. Pra nëse planeti mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë të jemi atje.

Mua më lindi ideja të vendos emrin tim së bashku me të tjerët në planetin Mars, në marshimin nga vetë faqja e internetit e NASA-s, pasi po e reklamonte në faqen e parë. Aty vetëm duhej të plotësohet një pyetësor me pyetje personale dhe të dërgohet. Më pas më erdhi konfirmimi dhe pasaporta nga NASA’’,- tha ai.

Raketa Atlas V arriti në Mars më 18 shkurt të këtij viti, me qëllimin që të mbledhë prova (nëse gjenden) që mund të vërtetojnë nëse në Mars ka patur ndonjëherë jetë. Sonda zbriti të enjten e kaluar, pas një udhëtimi prej 470 milionë kilometrash nga Toka.