Ngadalë po shuhej, shqiptarët e çojnë Renaldin për kurim dejt Italisë
Të premten e kaluar emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 publikoi për herë të parë historinë e Renaldit 11-vjeçar i cili vuan nga leuçemia.
Prej 5 muajsh ai dergjej në shtratin e spitalit pediatrik në QSUT. Djalit i nevojiteshin 105.000 euro për tu kuruar jashtë vendit. Në studio erdhën donacionet e para dhe shuma përgjatë gjithë javës u grumbullua për Renaldin e vogël.
Emocionuese janë momentet kur djali është në autoambulancë me prindërit dhe motrat. E ëma i pëshpërit ngadalë në vesh duk i thënë se janë në autoambulancë dhe do të ikin me avion në Itali për tu shëruar. “Do shkojmë në Itali, hapi sytë, do të shërohemi, do kthehemi në shtëpi”,-i thotë ajo. E teksa motra lutet që gjithçka të shkojë mirë i ati shpreson se Renaldi do të kthehet i fortë e i shëndetshëm.
“Po e përcjellim me gëzim por edhe me dhimbje të madhe që djali u largua, por kam shumë shpresë për djalin. Për djalin filloi një ditë e re, nuk po ankohet më u nis pa flokë dua të më vijë me flokë”, thotë babai i Renaldit. Leonardi e ka përcjellë djalin deri ne aeroport, bashkë me vajzën e tij te madhe. Ishte vërtet një moment shumë emocionues. Në studio Elvis Naçi dha lajmin e mirë se Renaldi ka dalë nga gjendja kritike në spitalin ku po kurohet në Itali. Ndiqni se çfarë ndodhi në klipin e përgatitur.