Ngjarje e shëmtuar, tentohet të grabitet xhamia ‘Mbret’ në Elbasan

 Ngjarje e shëmtuar, tentohet të grabitet xhamia ‘Mbret’ në Elbasan

Një ngjarje e shëmtuar është shënuar në Elbasan. Një i ri ende i paidentifikuar nga policia, ka tentuar të vjedhë brenda ambienteve të xhamisë ‘Mbret’ në qytet.

Pasi ka shpërthyer me forcë derën, grabitësi ka tentuar të marrë sende me vlerë, por plani i ka dështuar. Një sistem alarmi është aktivizuar dhe i riu është frikësuar, duke u larguar nga xhamia.

Ngjarja ka sjellë zemëratë mes besimtarëve muslimanë në Elbasan, të cilët e kanë dënuar këtë akt të shëmtuar.

Kjo nuk është hera e parë që kjo xhami bëhet pre e grabitësve, ndaj dhe është vendosur një sistem alarmi për të parandaluar raste të tilla.