Nisma e vullnëtarëve dhe disa lokaleve në Shkodër, kafja për të moshuarit 20 lekë

 Nisma e vullnëtarëve dhe disa lokaleve në Shkodër, kafja për të moshuarit 20 lekë

Brezi i të moshuarve është një pjesë e shoqërisë e cila duhet respektuar, vlerësuar dhe dashur me çdo kusht.

Me këtë vlerësim në mendje dhe duke filluar nga 20 qershori, për çdo të dielë e në vazhdim, rreth 20 lokale të Shkodrës do të shesin kafenë e mëngjesit për vetëm 20 lekë për të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe.

Një nismë e bukur, e arritur në sinkron me disa bar kafe në Shkodër dhe një organizatë vullnetare.

“Është një respekt që i bëhet moshës së tretë. Na erdhi mir kur erdhën e na thanë që kafja bëhet 20 lekë, është vlerësim. Faleminderit, se na kemi nevojë, e me pak na bëhet qejfi.”-tha një grua në moshë.

“Sikur na shëron një fije respekti juaj. Njëtash do pij kafen e më pas do blej ilaçet.”-tha një tjetër e moshuar në intervistë për median.

Një gjest i tillë shërben jo vetëm për të lehtësuar sadopak xhepin e të moshuarve, por para së gjithash është një shenjë e bukur mirënjohje e falenderimi për brezat e vjetër.