Një 10 vjeçare humb jetën në rrugët e Bulqizës

 Një 10 vjeçare humb jetën në rrugët e Bulqizës

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në Bulqizë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një vajzë e mitur.

10 vjeçarja dhe një grua kanë qenë kalimtare në rrugë, në momentin kur një makinë i ka goditur. Është ende e paqartë dinamika e aksidentit, ndërsa policia njoftoi se shoferi mund të ketë humbur kontrollin e automjetit (për shkak dyshohet, të shpejtësisë).

Si pasojë e plagëve të marra, e mitura humbi jetën në spitalin e Bulqizës. Gruaja ndërkohë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore. Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe,  ndërsa shtetasja Sh.Sh.,  ndodhet  për ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.