Një 2 vjeçare humbi jetën për shkak se gëlltiti një bateri, në Britani hapet një debat i madh

 Një 2 vjeçare humbi jetën për shkak se gëlltiti një bateri, në Britani hapet një debat i madh

Vdekja tragjike e një dy vjeçareje ka hapur një debat të madh në Britani, në lidhje me sigurinë e fëmijëve

Harper- Lee Fanthorpe (Harper Li Fanthorp) ndërroi jetë në spital pasi kishte gëlltitur aksidentalisht një bateri të vogël ‘kopsë’, e cila ndodhej në një telekomandë në shtëpinë e saj. Në trupin e vogëlushes u gjet acidi i baterisë i cili kishte djegur pjesë së ezofagut dhe një arterie të trupit të saj.

Mjekja pediatre Anna Piggot u shpreh se rasti tragjik i2 vjeçares do të qëndrojë në zemrat e mendjet e të gjithë stafit spitalor.

Mjekja pediatre tregoi se ashtu si 2 vjeçarja, ka patur plot raste të ngjashme ku fëmijë kanë ndërruar jetë apo kanë marrë plagë serioze të brendshme për shkak të gëlltitjes së këtyre lloj baterive.

Duke parë të tilla raste, mjekët dhe institucionet këshillojnë prindërit që nëse identifikojnë një rast të tillë, të sjellin urgjentisht fëmijën në spital dhe të mos neglizhojnë në rast se mendojnë se fëmija mund të ketë gëlltitur një bateri. Një shenjë si kolla e shoqëruar me gjak në disa raste, është mjaftueshëm për të konsideruar dërgimin e fëmijës në spital

Përdorimi i këtij lloji të baterive është i gjerë. Bateritë e vogla i gjen nëpër telekomanda të ndryshme, përfshi edhe në disa raste, në lodra fëmijësh.

BBC i ka kushtuar një artikull ngjarjes tragjike të vogëlushes dhe ka sjellë dhe një video e cila shpjegon se çfarë ndodh kur gëlltitet një bateri, të cilin mund ta gjeni më poshtë: