Një 23 vjeçare dhuron pjesë nga trupi i saj për t’i shpëtuar jetën foshnjes 1 vjeçe

 Një 23 vjeçare dhuron pjesë nga trupi i saj për t’i shpëtuar jetën foshnjes 1 vjeçe

Vajzën e tyre e ka prekur leukemia. Është veçse një vjeçe dhe ditët i ka të numëruara nëse nuk kurohet sa më parë. Troi Pek (Troy Peck) dhe e shoqja e zbuluan sëmundjen e të bijës në janar të këtij viti dhe të vënë para një peshe të papërballueshme financiare, i janë drejtuar miqve dhe njerëzve me një thirrje për ndihmë.

Foto nga kronika e wpri.com

Për median amerikane, babai i 1 vjeçares, (e quajtur Aspen) u shpreh se mijëra njerëz i janë gjendur pranë duke grumbulluar deri më tani në donacione një shifër prej 80 mijë dollarësh për ta ndihmuar familjen në shpenzimet mjekësore. Por ajo që i ka dhënë shpresë prindërve të 1 vjeçares, ka qenë gjesti i një vajze 23 vjeçare, e cila ka vendosur që të japë nga palca e saj kurrizore për vogëlushen. Gjestin e madh kjo vajzë e ka bërë në mënyrë anonime dhe procedura e transplantit do të jetë jetike që Aspeni 1 vjeçe, të mund të ketë shanse për t’i shpëtuar sëmundjes së rëndë.

Foto nga kronika e wpri.com

“Vajza duket mirë, sillet si të gjitha foshnjet… mundohet të qëndrojë në këmbë e të ecë, të bëjë atë që një fëmijë bën. Mënyra më e mirë për ta kuruar është transplanti i palcës kurrizore… dhe ne ndihemi me të vërtetë me fat që kemi gjetur një dhuruese. Është me të vërtetë një mrekulli për një i/e huaj ndihmon një tjetër.”-tha babai i 1 vjeçares.

Foto nga kronika e wpri.com

Babai i foshnjes shpjegoi për median se rrugëtimi drejt shërimit të vajzës është i gjatë.

“Mjekët do ta çojnë vajzën fare pranë pikës së vdekjes, që të mund t’i transplantojnë qelizat dhe ta lënë trupin e saj të ‘rikthehet’ në jetë. Tani fokusi ynë është ky operim dhe të mundohemi me çfarë të mundemi që ta mbajmë vajzën sa më të shëndetshme, pasi e pret një operim i madh dhe një sërë seanca kemio-terapie”-tha babai.

I pyetur nga media nëse ka dëshirë ta takojë dhuruesen, Troi u shpreh se për të paktën 1 vit nuk do të mund ta dijë emrin e saj. Por menjëherë sapo viti të kalojë (kështu e kërkon procedura ligjore), ai dhe familja e tij do t’i kërkojnë vajzës që ta takojnë.