Një ëndërr e ‘shtyn’ peshkatarin nga varfëria, gjen një perlë me vlerë 300 mijë $

 Një ëndërr e ‘shtyn’ peshkatarin nga varfëria, gjen një  perlë me vlerë 300 mijë $

Po ecte gjatë bregut të detit me të vëllanë, kur gjeti një top (pluskues që përdoret në det për të markuar diçka) të mbushuar me guacka midhjesh e kërmijsh.

Të dy vëllezërit, peshkatarë me prejardhje nga një familje e varfër në Tajlandë, vendosën të marrin guackat me idenë se do t’i gatuanin në shtëpi, pa e ditur se në njërën prej tyre do të gjenin një rrugëdalje nga varfëria.

I ati i tyre 60 vjeçar po I pastronte guackat kur nga njëra prej tyre doli një perlë e rrallë me një ngjyrë krej të veçantë. Njëri prej vëllezërve, i quajtur Hatçai, i tha medias lokale se ishte jo rastësi gjetja e perlës.

“Një burrë i vjetër i veshur me të bardha dhe me mustaqe të gjata më tha të shkoja në plazh që të mund të merrja një dhuratë. E pashë në ëndërr pak ditë para se të gjenim perlën dhe besoj se ishte ai që na çoi atje”-tha 37 vjeçari.

Falë fatit apo rastësisë, zbulimi i kësaj perle duket se do t’i nxjerrë nga varfëria familjen e tyre, pasi deri më tani tre blerës i kanë kërkuar perlën me një çmim rreth 300 mijë dollarë.

“Paratë jo vetëm që do të më ndryshojnë jetën mua, por të gjithë familjes. Të gjithë do të jetojnë më mirë”.