Një krijesë “aliene” e ujërave të thella, gjendet në bregdetin kalifornian

 Një krijesë “aliene” e ujërave të thella, gjendet në bregdetin kalifornian

Një peshk i pazakontë me dhëmbë të mprehtë dhe një trup të ngjashëm në formën e topit, është gjetur në brigjet e plazhit të Kalifornisë.

Krijesa u gjet nga anëtarët e parkut shtetëror atje, raporton CNN dhe pamjet i përcolli në rrjetin social.

“Është e rrallë të shohëh një peshk të tillë dhe ende e paqartë se përse ky peshk ka dalë në bregdet”-thuhej në postimin e autoriteteve të parkut.

Dhe me të vërtetë, gjetja e këtij lloj peshku në bregdet është diçka e rrallë, pasi kjo specie është zbuluar në thellësi të mëdha të oqeanit, vendi apo habitati tipik i kësaj krijese. Sipas autoriteteve të parkut, krijesa është e seksit femër dhe përgjithësisht qëndron në thellësi prej thuajse 1 kilometri në oqean.

E veçanta e këtij peshku (përveç faktit se mund të gëlltisë pre që janë sa madhësia e tyre) është se kanë një kërcell, që del nga pjesa e sipërmes e trupit të tyre. Llojet femër të kësaj specie mund të arrijnë në një madhësi prej 24 inç, ose 61 centimetra.