Një kuzhiniere jo si gjithë të tjerët

 Një kuzhiniere jo si gjithë të tjerët

Nëpër botë ka histori të ndryshme, por kjo e Maricel Apatan, është një ngjarje më vete.

Kur ishte veçse 11 vjeçe, Maricel u sulmua nga një grup burrash me thika e hanxharë. Ajo pa xhaxhain t’i vritej para syve ndërsa vetë u mundua t’i shpëtonte kriminelëve. Pavarësisht përpjekjeve, këta të fundit e goditën me thikë dhe i prenë duart.

Fatmirësisht Maricel i shpëtoi atentatit, por duart iu amputuan, i humbi. Vitet kaluan dhe Maricel vendosi të ndjekë pasionin për kuzhinën. Në vitin 2008 ajo mbaroi shkollën për hoteleri- turizëm dhe më 2011 arriti të bëhet shefe kuzhine. Sot, 31 vjeçarja vijon të mbetet kuzhiniere dhe një model inspirimi për shumë persona me aftësi të kufizuara.