Një lajm i mirë nga spitalet Covid në Shqipëri

 Një lajm i mirë nga spitalet Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar vetëm 6 infektime të reja me Covid, shifra më e ulët kjo për disa muaj rradhazi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 2020 testime dhe vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitivë. Në Tiranë nuk ka patur asnjë rast infektimi të ri, por pavarësisht kësaj, numri i të infektuarve aktivë mbetet më i larti në kryeqytet.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Shkodër, Mat, 1 rast në Mirditë, Berat. Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë.” -njoftuan autoritetet.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 57 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive. Në 24 orët e fundit, një pacient nga Korça, ndërroi jetë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.”-thuhet në njoftim

Statistika (24 Maj 2021)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 94
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2020

Testime totale 700,270
Raste pozitive 132,215
Raste të shëruara 128,826
Raste Aktive 944
Humbje jete 2,445