Një portret i heroit kombëtar, krijimi i veçantë i artistit kosovar

 Një portret i heroit kombëtar, krijimi i veçantë i artistit kosovar

Alkent Pozhegu është një artist i njohur nga Kosova, por puna e tij nuk ka nevojë për penelë apo bojëra.

Tre herë fitues i rekordeve “Guinness” për veprat e tij, Alkenti përdor grurin, misrin, fara e drithëra të ndryshme për të krijuar artin e tij.

Foto nga llogaria e Alkentit ne Instagram

Kësaj here Alkenti ka sjellë në jetë portretin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Tre orë i janë dashur artistit për të krijuar këtë portret, të realizuar në Kalanë e Krujës. Plot 100 kilogramë drithëra ka përdorur Alkenti, mes të cilave, misër, fara luledielli dhe grurë.

Foto nga llogaria e Alkentit ne Instagram
Foto nga llogaria e Alkentit ne Instagram
Foto nga llogaria e Alkentit ne Instagram