Një “sekret” i thjeshtë për jetën, i treguar nga ky çift të moshuarish të martuar për 70 vite

 Një “sekret” i thjeshtë për jetën, i treguar nga ky çift të moshuarish të martuar për 70 vite

Më 31 mars festuan përvjetorin e 70 të martesës së tyre. Dejv e Margaret u martuan në vitin e largët 1951.

U takuan teksa punonin në një fabrikë pijesh tonike në Glasgou të Skocisë dhe që nga ajo kohë janë të pandarë. Sollën në jetë dy fëmijë dhe prej disa kohësh tashmë jetojnë në një azil të moshuarish së bashku, për të patur kujdes shëndetësor 24 orë në 24.

‘’Ne ende e duam njëri-tjetrin si ditën e parë që u takuam. 70 vitet së bashku kanë qenë tepër të lumtura. Davie është miku im më i mirë,’’- u shpreh Margaret.

Dejvi është 93 vjeçar ndërsa Margaret është 89 vjeçe. Për median e huaj ato treguan dhe ‘sekretin’ e tyre, për të patur një martesë të lumtur. Sekreti është buzëqeshja dhe sjellja e diçkaje kaq të thjeshtë, në jetën e përditshme bashkëshortore.

Për të festuar 7 dekada bashkë, stafi i shtëpisë së të moshuarve i organizoi një festë çiftit. Koordinatorja e aktivitetit në shtëpinë e kujdesit, tha se kurrë nuk kishte takuar një çift kaq të mrekullueshëm.

‘’Ata gjithmonë argëtohen së bashku, qeshin e jetojnë në harmoni. Të dy janë plot karakter dhe jetë, janë shembulli i përsosur i shpirtrave binjakë,’’-tha ajo.