Njerëz të bllokuar në metro, makina që notojnë nën ujë! Kina goditet rëndë nga përmbytjet

 Njerëz të bllokuar në metro, makina që notojnë nën ujë! Kina goditet rëndë nga përmbytjet

Njëlloj si në Europë, përmbytjet po sjellin shkatërrim masiv e jetë të humbura në disa zona të Kinës.

Deri më tani është raportuar për të paktën 25 viktima, ndërsa vendi më i goditur është provinca e Henan dhe qyteti i Zhengzhou. Pikërisht atje, një numër i madh njerëzish mbetën ditën e djeshme nëpër stacionet e metrosë, të cilat u përfshinë nga përmbytjet.

Videot e postuara në rrjetet sociale e në median lokale, tregojnë pamje të përmbytjeve masive. Ndërkohë në stacionet e metrosë, shumë njerëz mbetën të bllokuar nëpër trena, në pritje të ardhjes së ndihmës.

Ndërkohë në rrrugët e shumë qyteteve, uji ka marrë përpara çfarë ka gjetur. Një video e postuar në rrjet tregon sesi makinat notojnë nën ujë.

Një tjetër video, e filmuar nga një familje e mbetur në makinë, tregon sesi uji vërshon në një nivel mbi 1 metër.

Sipas mediave të huaja, të paktën 100 mijë persona janë avakuuar nga zonat e përmbytura. Provinca e Henan-it, është një ndër qendrat më industriale të Kinës.