“Njerëzit rreshtohen për ta parë” Historia e 16 vjeçares që lindi pa krahë dhe u bë balerinë

 “Njerëzit rreshtohen për ta parë” Historia e 16 vjeçares që lindi pa krahë dhe u bë balerinë

Pa krahë kishte lindur dhe ëndrra e saj për t’u bërë balerinë dukej e parealizueshme. Pavarësisht vështirësise, Vitoria Bueno u regjistrua në klasën e baletit kur ishte 5 vjeçe. Me kalimin e viteve, Vitoria arriti të bëhej balerinë falë talentit dhe sigurisht falë vullnetit për të mos u dorëzuar kurrë. Për shumëkënd, ajo u bë një shembull frymëzimi.

“Njerëzit rreshtoheshin jashtë shtëpisë për ta parë,” tha nëna e saj.

Tashmë 16 vjeçe, Vitoria performon në Teatër dhe është kthyer në një fenomen në rrjetet sociale

 “Për mua krahët janë vetëm një detaj… unë mendoj se janë atje.”- tha Vitoria.

Përveçse realizimit të ëndrrës për të qenë balerinë, Vitoria ka fituar fleksibilitet e forcë për të bërë shumëçka, aqsa gjyshi i saj thotë me shaka se mbesa mund të bëjë më mirë gjëra me këmbë, seç ai bën me duart.

“Ka gjëra që ajo mundet t’i bëjë me këmbë, ndërsa unë s’mund t’i bëj as me dorë, ” tha gjyshi i saj, Jose Carlos.

16 vjeçarja dha për median dhe një mesazh për të gjithë ata që hasin vështirësi në jetët e tyre.

 “Ne jemi më shumë se aftësitë tona, kështu që ne duhet të ndjekim ëndrrat tona,”