Njeriu i fundit në këmbë! Kjo është gara që nuk ka një linjë finishi

 Njeriu i fundit në këmbë! Kjo është gara që nuk ka një linjë finishi

A mendoni se mund të vraponi rreth 7 km për një orë? Me gjasa shumëkush mund ta bëjë. Po sikur t’ju kërkonin të vraponit sërish këtë distancë pas një ore pushim? Është e mundshme..

Po sikur të vraponit dhe një orë tjetër? Mbase këmbët do t’ju ishin lodhur.

Po sikur dikush tju kërkonte të vraponit kështu për dy ose më shumë ditët në vijim?

Kjo është gara! Një garë që në fakt nuk dihet se kur do të mbarojë, pasi fitues del ai që mbetet i fundit në këmbë. Dhe ky sport i çuditshëm “maratonomaku” mund të vazhdojë për ditë të tëra. Më saktësisht 75 orë ose 502 kilometra. Kaq ka përshkruar kampioni dhe mbajtësi i rekordit, një dentist nga Belgjika.

Ky sport i vështirë, i çuditshëm dhe i padëgjuar, ka po ashtu një emër të habitshëm. “Big Dog’s Backayard Ultra”

Pikë së pari emri.

Big Dog (Qeni i madh) është një qen pitbull që rri në linjën e startit (finishit) të garës. Qeni është i pronarit të një ferme në Bell Buckle (Tenesi, Teksas), i quajtur Gary Cantrell. Ky zotëri së bashku me të shoqen Sandrën, organizojnë garën që nuk ka “fund” afër pyllit në fermën e tyre. Ndaj gara zhvillohet në “oborrin e shtëpisë”.

Gary Cantrell (djathtas) me fituesin e gares per vitin 2017

Dhe së fundmi Ultra. Kjo garë quhet ultra sepse nuk përfundon derisa në këmbë mbetet një person që merr pjesë në ktë. Ja pra se përse kjo garë quhet “Ultra gara në oborrin e qenit të madh”

“Është njëlloj sikur të të godasin në fytyrë… jo fort, por fare lehtë”-thotë me të qeshur Geri Kantrell, pronari ku organizohet gara.

“Por teksa e bën xhiron një herë, dy herë, tre herë e me radhë, eventualisht do të nisësh të dridhesh kur shikon ardhjen e grushtit të radhës”-tha Geri, raporton BBC.

Guillaume Calmettes, një inxhinier kompjuterash i cili vrapoi për 59 orë (245 milje) dhe fitoi në vitin 2017 tha se “gara është e dhimbshme, ama e dhimbshme në një sens të mirë e bukur të fjalës”.

“Shumica e garuesve të Ultra-s nuk janë tipa që duan të shkojë në një spa” tha Maggie Guterl, e para femër që arriti të fitojë garën më 2019 me një rekord prej 250 milje.

Dave Proctor, një terapist nga Kanadaja që doli i treti në 2019 kujton kohën kur një lap po bëhej në darkë dhe garuesve u afrohen oficerët e policisë me makina.

“Po vraponim në mes të natës, dhe një makinë policie me sirenat ndezur na u afrua dhe na pyeti se çfarë dreqin po bënim”-tha kanadezi.

Dhe rutina njëorëshe që është pushim për garuesit duhet “mbushur” me kujdes. Do flesh, do të ushqehesh, do të shkosh në tualet? Ka plot raste ku garuesit i bëjnë të gjitha këto brenda një ore… sigurisht me ndihmën e një ekipi apo miqve e familjarëve.

Terapisti kanadez shtoi se pas orëve të shumta duke vrapuar, truri fillon të mos funksionojë mirë dhe “Të duhet dikush që të thotë se çfarë të hash, se duhet të pish ujë e se duhet të shkojë në banjo e të mos harrosh të fshihesh… duket idiote, por truri fillon të harrojë pas shumë orësh vrapim”

Për të lexuar artikullin e plotë mund të klikoni në këtë BBC