“O ma pse mi keni lidhur sytë” Çfarë ndodhi me shqiptarin e Kosovës, i prekur rëndë nga infeksioni në tru

 “O ma pse mi keni lidhur sytë” Çfarë ndodhi me shqiptarin e Kosovës, i prekur rëndë nga infeksioni në tru

Shëndrit Beqiri shkojë të blejë një bukë, nëna e tij kish gatuar dhe të gjithë familjarisht do të hanin drekën. Por ajo ditë do të shëndonte një tragjedi për familjen nga Kosova. Shëndriti 15 vjeçar u shtyp nga një makinë.

Historia e rëndë preku shumë shqiptarë, e sidomos rrëfimi i nënës së Shëndritit. Çdo ditë vuajtje ka përjetuar Metie Beqiri. Sheh të birin që nuk duron dot dhimbjet dhe shpesh herë fajëson veten… Përse i kërkoi të dalë nga shtëpia për të blerë një copë bukë për drekën e shtruar… nëse nuk do t’ja kishte kërkuar diçka të tillë, djalin do e kishte shëndoshë e mirë.

Ajo deklaronte një javë më parë për emisionin “shqiptarët për shqiptarët” se i biri vuan tashmë nga një infeksion i rëndë në tru që po ia tret djalin.

Metie Beqiri: Drekën e bëra dhe u desh djalin me çu për të blerë bukë… u vonua dhe u frikësova. Veçse kur policia ka ardh dhe na ka tregu se djali është aksidentuar. Nuk kam mujt me e kqyr se ka qenë krejt i përgjakur… (qan).

Para vitit të ri 30 ditë qëndrova në një karrige pranë tij në spital. Për të unë jepja zemrën, vetëm të shërohet. I shkoja tek shtrati e kontrolloja nëse merr frymë. Është shumë i stresuar, ka tre javë që nuk del jashtë shtëpisë.  Unë nuk jetoj dot pa të, jam shumë e lidhur me të. Ai nuk ma lëshonte dorën kur ishte i aksidentuar. Doja ta shikoja veç njëherë duke ecur dhe duke folur…

Rastin e Shëndritit e mori përsipër një mjek nga Austria, i cili ka ardhur në Tiranë për të parë gjendjen aktuale të Shëndritit. Por fatura e dy operimeve që do të duhet të kryejë Shëndriti ishte tepër e lartë, 22 mijë euro. Falë thirrjeve drejtuar shqiptarëve, Elvis Naçi ka zbuluar se shuma e parave është arritur.

Naçi: Lajmi i mirë është që 22 mijë euro janë grumbulluar dhe tani presim ditën që ai do të hyjë në operacion. Shqiptarëve përveçse falënderimit do t’u thoja të luteshin për të. Doktorët po shikojnë fillimisht infeksionin e tij në tru dhe ne shpresojmë shumë tek aftësia e mjekëve dhe që ne ta shohim Shëndritin të shndërritshëm, që ai të ketë jetë të gjatë dhe si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.