“O shpirti i mamit” Nëna e gjyshja shpërthejnë në lot, Klementina me skoliozë futet në operim

 “O shpirti i mamit” Nëna e gjyshja shpërthejnë në lot, Klementina me skoliozë futet në operim

“Shqiptarët për Shqiptarët” solli Klementinën në spital. Pas një sërë analizash dhe testesh, tashmë ka ardhur koha që 11 vjeçarja me skoliozë të hyjë në operim.

Gjyshes së Klementinës nuk i besohet ende se paratë për operimin e mbesës u gjendën, ndërsa të ëmës së 11 vjeçares i dridhet zëri kur flet për ndërhyrjen që duhet të kryejë vajza.

Gjyshja: Nuk e prisja kurrë se paratë për operimin e mbesës sime do të mund të bëheshin kaq shpejt. Besoj e shpresoj se vajza do të dalë mirë… me Zotin

Nëna e Klementinës: Të ishte për mua, ky operim nuk do të bëhej kurrë. Frikë kam sa të duash… e lumtur jam, por dhe frikë kam se ëstë fëmijë, më digjet shpirti. Me vuajtje i kam rritur.

Por tashmë ka ardhur momenti. Klementina bëhet gati, me shpresën e madhe se pas operimit do të mund të vrapojë e të luajë, ashtu siç ajo ëndërronte e lutej përditë.

Gjyshja e nëna e puthin edhe një herë para se ajo të largohet. Shpërthejnë në lot, sapo 11 vjeçarja kalon në anën tjetër, gati për të hyrë në sallën e operimit.

“Të na ndihmojë Zoti i madh”-thotë gjyshja, ndërsa nëna e Klementinës nuk mund të qetësohet. Qan dhe thërret të bijën

“O shpirti i nënës…  zemra ime”-thotë kjo nënë e vuajtur.

Operacioni tashme ka nisur…