Operacionet e Flavias përfundojnë me sukses, i ndryshohet jeta!

 Operacionet e Flavias përfundojnë me sukses, i ndryshohet jeta!

Dy operacionet e Flavias për ta bërë gati për vendosjen e implantit të nervit koklear dolën me sukses të plotë. Prindërit tregojnë emocionet dhe përjetimet e tyre.

“Mjeku na tha se implanti do vendoset pas një muaji, nuk na besohet ende” thotë e ëma.

Operacioni i parë kishte të bëntë me heqjen e mishit të huaj i cili shkoi me sukses, edhe operacioni i dytë i Flavias shkoi shumë mirë. Pas operacionit të dytë, mjeku specialist tha se Flavia ka shans të mirë të dëgjojë dhe të mësojë më pas të flasë. Mjeku u tha prindërve se duhet të prisnin 4 deri në 6 javë deri sa procesi i post operimit të ndodhte dhe Flavia të shërohej. Gjithashtu prindërit duhet të tregojnë devotshmëri dhe vullnet për tu kujdesur për vajzën sipas porosive të veçanta të mjekut.