Operacioni i Klementinës del me sukses, fjalët mallëngjyese që thotë 11 vjeçarja pas ndërhyrjes

 Operacioni i Klementinës del me sukses, fjalët mallëngjyese që thotë 11 vjeçarja pas ndërhyrjes

Pas orëve në pritje, më në fund erdhi lajmi i mirë. Klementina e prekur nga skolioza, ka përfunduar operimin dhe gjithçka ka dalë me sukses.

11 vjeçarja del nga salla e operimit, ndërsa nëna e gjyshja e saj presin vajzën me lot në sy. Një ndjenjë çlirimi i përshkon trupin, kur mjeku i tregon se operimi ka shkuar shumë mirë.

Gjyshja e Klementinës ende nuk e beson se mbesa tashmë i ka shpëtuar sëmundjes që rrezikonte ta paralizonte. Babai puth të bijën, ndërsa lotët i rrëshkasin në fytyrë. Nëna e Klementinës qëndron e heshtur në krah të së bijës, e ledhaton dhe i puth duart.

Gjyshja: Operacioni shkoi me sukses. Na informuan se shtylla kurrizore është 100 % në rregull. Tani nuk ka më nevojë as për korse, i themi lamtumirë. Jam shumë e qetë, m’u hoq një peshë e rëndë nga shpina. Jam shumë e lumtur, e falenderoj mjekun, Elvis Naçin dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, Zoti i begatoftë të gjithë.

Pavarësisht lodhjes nga operimi, Klementina vetë kërkon të flasë, të japë mesazhin e saj për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”

“Ndihem shumë mirë… fare nuk kisha frikë në operacion. Doja vetëm të shoresha. Operacioni doli me sukses”