Operacioni në Zagreb përfundoi me sukses, “Shqiptarët për shqiptarët” bëjnë Dianën me shtëpi të re

 Operacioni në Zagreb përfundoi me sukses, “Shqiptarët për shqiptarët” bëjnë Dianën me shtëpi të re

Të gjithë e mbani mend Dianën, vajzën 13 vjeçare me skoliozë, historia e së cilës mori përmasa ndërkombëtare. Një thirrje për ndihmë nga shokët e klasës nga ndryshoi kryëkeput jetën e saj. Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye sërish tek ajo. Kemi përcjellur gjatë emisioneve të kaluara gjithçka ka ndodhur në Zagreb të Kroacisë ku u operua nga skolioza.

Kemi treguar edhe vizitorët specialë, përkujdesen që kanë treguar mjekët dhe kryetari i bashkisë së Zagrebit Milan Bandiç, i cili e vizitoi dhe i dhuroi një celular. Diana jonë tashmë ka dalë nga spitali por jo si një 13 vjeçare e zakonshme por si një zonjush e vërtetë dhe si nje person publik që rrëmbeu me historinë e saj të dhimbshme gjithë dritat e kamerave kroate. Së bashku me drejtoreshën ë saj që nuk iu nda asnjë çast, Diana u prit në zyrë nga Kryetari i Bashkisë së Zagrebit Bandiç, si të ishte pjesë e rëndësishme e një delegacioni zyrtar nga Shqipëria.

Është ulur si një përfaqësuese e lartë e shtetit mes zyrtarëve të tjerë të bashkisë. Surprizat dhe dhuratat për të nuk kanë mbaruar pasi kreu i bashkisë Bandiç i dhuroi një arush gjigand. Ai i premtoi Dianës se së shpejti do ti mundësojë asaj, vëllezërve dhe babait si dhe shokëve dhe shoqeve të klasës një vizitë turistike në Zagreb. E kemi ndjekur me kamer edhe kur zbriti në aeroportin e Rinasit. Diana mbërriti me shpinën drejtë dhe me drejtoreshën e shkollës pranë. Në dorë shtrëngonte arushin e madh pellushi.

Gjëja e parë që donte të bënte ishte ti telefononte babai të saj. E lajmëroi që kishte mbërritur. “I them faleminderit Elvisit që më ka shëruar dhe më ka plotësuar dëshirat thotë Diana. 10 ditët e qëndrimit te saj në Zagreb kanë qenë të vështira. Por në fund gjithçka shkoi me sukses. Faza pas operacionit ka qenë e vështirë por gjithçka u kalua me sukses. Kamera e “Shqiptarët për shqiptarët” e shoqëroi Dianën në Lezhë, drejt shtëpisë së saj ku e priste i ati, vëllezërit dhe hallat.