Pa baba dhe me të ëmën e sëmurë! Shikoni se çfarë mjerimi përballojnë këta dy jetimë

 Pa baba dhe me të ëmën e sëmurë! Shikoni se çfarë mjerimi përballojnë këta dy jetimë

Kjo vajzë jeton në një fshat të largët të Shqipërisë, atje ku për vite me radhë e ka pritur mjerimi, vuajtjet e varfëria.

9 vite më parë Mirelës iu largua nga kjo jetë i ati. Ishte e vogël kur kanceri i mori babanë, por e tashmja është ajo që i kujton se çfarë ka humbur. Fare pak memorje ka ruajtur në mendje për të atin.

“Jam Mirela Bogdani, 16 vjeçe, jetoj në fshatin Rrajcë Bardhaj. Jetoj me mamin dhe vëllanë vetëm, babi ka ndërruar jetë. Ka 9 vite. Kishte kancer në stomak. Atëherë isha shumë e vogël, nuk i kuptoja gjërat. Më kujtohet që i jepja mbështetje vëllait atëherë, i thoja më ke mua dhe mamin… por tani që jam rritur e ndjej shumë mungesën dhe rëndësinë e tij. Do doja shumë ta kisha. Kur iku ai, sikur më ndërpre jeta aty…më kanë mbetur vetëm kujtimet për të, asgjë tjetër. Jeta pa të është shumë e vështirë. “-thotë ajo.

Kjo është shtëpia (shiko klipin më poshtë) ku jeton ajo së bashku me nënën dhe të vëllanë. Atje nuk ka asgjë dhe mungon gjithçka. Por pjesa më e vështirë është gjendja shëndetësore e nënës së Mirelës. Ajo vuan nga epilepsia dhe ka raste kur situata agravohet.

Mirela: Mami është me epilepsi. Ka proleme me oritentimin, ka probleme nervore. Kam shumë frikë për të. Vetëm s’mund ta lë. Edhe kur shkoj në shkollë, e kam mendjen tek mami.

Nëna: Kur më kap kriza, bie përtokë… njëherë rashë përtokë e nuk e di sesi më ruajti Zoti. Më dridhen këmbët e duart, nuk e di… më del shkumë nga goja. Nuk e kontrolloj dot veten. Kështu jam, më sheh në këmbë tani, por… mundohem që të rrij në këmbë, që të mos më shohë fëmija sëmurë. Nuk kam mundësi për asgjë.

Kjo familje jeton në kushte të vështira ekonomike dhe u lut në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” për ndihmë.

Mirela: Ilaçet kushtojnë shumë, rreth 100 mijë lekë të vjetra… por ato para, aq kemi ne. Nuk dimë ç’të blejmë më përpara. Pavarësisht të gjitha problemeve, mami ka dëshirë të na shkollojë. Kam dëshirë shumë të vijoj shkollën, të bëhem dikush në jetë, por me këtë gjendje ekonomike, as mundësinë për ta menduar shkollën nuk e kam patur.

Ushqimet i marrim me listë. Ndonjëherë u lutemi të tjerëve të na ndihmojnë sadopak. Në këtë shtëpi nuk mundem të rrij asnjë minutë më… kjo as shtëpi nuk quhet, por vetëm nga halli qëndrojmë, nuk kemi ku të shkojmë në vend tjetër.

Nëna: Zemrën e kam copë, plagë… kur i shoh në këtë gjendje fëmijët. Lutje të madhe i bëj Zotit, të ketë ditë që të shoh fëmijët në një shtëpi të re, sikur një dhomë qoftë…