Pa klientin duke i bërtitur kamarieres në moshë, i riu mbledh 25 mijë $ në donacione për gruan

 Pa klientin duke i bërtitur kamarieres në moshë, i riu mbledh 25 mijë $ në donacione për gruan

Një ngjarje e shëmtuar i doli para syve. Një klient me sjellje të pahijshme, nisi t’i bërtasë kamarieres se e kishin faturuar më shumë se ç’duhet. Kamarierja, një grua në moshë të madhe, i kërkoi falje përulësisht, pavarësisht se ajo nuk kishte gabuar.

 “Ai klient u tregua shumë harbut me të. Nuk ndërhyva në mes, por thash me vete, si ka mundësi që të punojë njeriu në po të njëjtën punë pas kaq shumë vitesh? Ke të besh me të  mirë, të këqinj e të gjitha llojet”.-tha i riu për median në Kanada.

Ky ishte momenti kur Xhejzon Shvajcer vendos që ta ndihmojë gruan në moshë, e quajtur Emilia. Ai futet në formatin e go fund me dhe hap një llogari për gruan. Kjo grua është 70 vjeçe dhe punon në atë restorant (ushqim i shpejtë) që prej vitit ’75.

Brenda pak ditësh, donacionet shkuan në më shumë se 25 mijë dollarë. I riu mbeti gojëhapur nga zemërgjerësia e njerëzve dhe paratë ia dërgoi kësaj gruaje, që e mban mend në po të njëjtin restorant, qëkur ai vetë ishte veçse 5 vjeç.