Pak jetë i ka mbetur! Nëna nis të blejë dhurata dhe të shkruajë kujtime për 3 fëmijët e saj

 Pak jetë i ka mbetur! Nëna nis të blejë dhurata dhe të shkruajë kujtime për 3 fëmijët e saj

Kishte dhimbje stomaku për disa muaj. Vendosi të shkojë në spital dhe përpara se në fund të vitit 2020, doktorët i thanë se mund të ishte prekur nga një sëmundje e rëndë. Pas analizave intensive, në janar të këtij viti, ajo mori lajmin e hidhur. Kishte kancer, një lloj të rralë që prek 3 apo 4 persona në 100 mijë.

Gjithçka i ra përmbys Tiffany Dean (Tifani Din), veçse 27 vjeçe. Nëna e re ka tre fëmijë të mitur, ndërsa doktorët i thanë se ka pak muaj jetë.

Tumori i saj është i paoperueshëm dhe e vetmja gjë që i kishte mbetur ishin seancat e kemioterapisë. Tifani i nisi seanca me shpresën se jeta e saj do të zgjatet sadopak, që ajo të shohë Henrin, 7 vjeç, Kloin 6 vjeçe dhe Xhejkobin, veçse 16 muajsh.

I shoqi foli për median në Britani.

“Lajmi na theu shpirtin. Kurrë nuk e mendoja se diçka kaq e rëndë do t’I ndodhte personit që dashuroj. Më duket sikur po humb një pjesë të vetes”

Por pavarësisht gjendjes së vështirë, kjo nënë po mundohet të përgatisë sa më shumë dhurata e surpriza për tre fëmijët e saj. Ka dëshirë që t’I lërë diçka vogëlushëve, sa herë që ata të festojnë ditëlindjet e tyre.

“Para disa vitesh pamë një film së bashku ku një prind ndërron jetë dhe i lënë një sërë dhuratash fëmijëve. Kjo ide e prekur shumë Tifanin dhe përherë thoshte atëherë, që nëse do të dinte se po vdiste, do të bënte pikërisht këtë gjë”-tha I shoqi I 27 vjeçares.

Dhe ashtu po ndodh. Kjo nënë, mes dhimbjeve e vuajtjeve që po i kalon trupi, po mundohet të imagjinojë të ardhmen e fëmijëve të saj duke i lënë dhurata të vogla.

“Për Kloin ka blerë disa bizhu të vogla. Do t’i lë disa para që të blejë vathë, sepse i ka shumë qejf vajza. Djalit do t’i blejë një X-box sepse ai ka qejf lojërat”-tha i shoqi i 27 vjeçares.

Tifani po regjistron dhe disa ninulla që foshnja e saj t’i dëgjojë përpara se të flejë gjumë. Po ashtu ka përgatitur dhe pusulla apo kartolina për fëmijët e saj, për t’i dhënë mesazhe e këshilla fëmijëve edhe pse nuk do të jetë mes tyre. Çifti po mundohet që t’a jetojë atë pak kohë të mbetur mes momenteve të bukura dhe fotove, që nesër do të shërbejnë si kujtim për tre të miturit.