Pamje dramatike, në qytetin ku oksigjeni është kthyer në luks

 Pamje dramatike, në qytetin ku oksigjeni është kthyer në luks

Photo/ EPA

“Oksigjen, oksigjen, a mund të më gjesh oksigjen?”

Zgjohem në mëngjes prej piskamave të një telefonate nga një mësuese shkolle, buri i të cilit është po lufton Covid-in në spitalin e ‘uritur’ për oksigjen të Dehlit (Indi).

Ja ku ia nisim sërish, i them vetes. Një tjetër ditë në një qytet ku të marrit frymë është kthyer në luks.

Punojmë me telefonin dhe bëjmë thirrje për ndihmë. Mes ‘bip-eve’ të monitorëve, gruaja më thotë se numrat e oksigjenit në gjakun e të shoqit kanë rënë rrezikshëm në 58. Normalisht duhet të konsultohesh me doktorin kur numri bie më poshtë se 92.

Ajo na thotë se numri u rrit në 62 dhe se është e lumtur. I shoqi është ende i vetëdijshëm dhe arrin të flasë.

I bëj mesazh një mikeshës sime doktoreshë, që punon në repartin e kujdesit intensiv.

“Pacientët flasin edhe kur niveli i oksigjenit bie në 40”-më shkruan në mesazh ajo.

Ndërkohë marr gazetën. 25 pacientë në gjendje kritike kanë ndërruar jetë në një spital të njohur privat. Presioni i oksigjenit kishte rënë në nivele kritike atje dhe për shumë pacientë, oksigjeni është dhënë manualisht.

Ka një foto të dy burrave dhe një gruaje, të cilët ndajnë mes tyre një bombul oksigjeni. Fotoja është në faqen e parë të gazetës. Mendova, tre të panjohur të kapur nga një tragjedi që erdhi mbi publikun për shkak të neglizhencës së qeverisë.

Djali i një prej pacientëve, thuhet në artikull, vdiq jashtë dyerve të të njëjtit spital disa ditë më parë, duke pritur të hapej një shtrat. Ama atje jashtë, kishte gjetur një barrelë.

Për këtë janë mirënjohës sot ata indianë që janë në zi: Nëse nuk gjen dot shtretër, barna apo oksigjen për të shpëtuar familjarët e mi, të paktën gjejini një vend ku trupat e tyre të pajetë mund të gjejnë paqen.

Teksa dita ecën përpara, kuptoj se asgjë nuk ka ndryshuar. Pacientët po vdesin sepse nuk ka oksigjen. Barnat janë ende të pakta edhe në tregun e zi. Ka njerëz që blejnë në masë për shkak të panikut, a thua jemi në luftë.

Në fakt, në disa mënyra, jemi në luftë.

Mësuesja më merr sërish në telefon. Spitali nuk ka as një matës për oksigjenin dhe kështu ajo do duhet ta blejë.

Sërish punojmë me telefonat, postojmë në rrjetin social thirrje për ndihmë. Dikush arrin të gjejë matës oksigjeni.

Pavarësisht përpjekjeve, qeveria thotë se gjërat po shkojnë keq e më keq. Tanket e oksigjenit nuk shkojnë në kohë nëpër qytete për të shpëtuar jetën e pacientëve. Nuk ka më as shtretër.

Madje as të privilegjuarit e Indisë nuk ka më privilegje ku të mbahen. Një redaktor i një reviste me mori në telefon pasdite për të më thënë nëse dija t’i gjeja një bombul oksigjeni për një të njohurin e tij.

Në godinën ku jetoj, rezidentët po mundohen të blejnë koncentrues oksigjeni, në rast se ndonjë ‘ka nevojë për të marrë frymë’. 57 rezidentë janë të infektuar dhe qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Pacientët janë lënë që të kujdesen vetë për veten. Për shumë prej tyre, përpara ka një rrugë të ngadaltë drejt vdekjes. Covid-19 është një sëmundje që të bën shumë dredhi.

“Edhe sikur të vdes, derisa të vijë momenti, unë jam ende duke jetuar”- kështu shkruajti një neurokirurg i njohur…

Ka veçse pak mëshirë sot në Indi, për duart në zgjatje të viktimave të këtij virusi.

Artikulli është shkruar nga korrespondenti i BBC në Indi Soutik Biswas/ Përktheu ‘Shqiptarët për Shqiptarët.info”