Pamje prekëse, pas 4 orësh përpjekje të rinjtë shpëtojnë balenën 15 tonëshe të ngecur në breg

 Pamje prekëse, pas 4 orësh përpjekje të rinjtë shpëtojnë balenën 15 tonëshe të ngecur në breg

Një grup të rinjsh kanë përcjellë disa pamje me të vërtetë prekëse, në tentativën e tyre për të shpëtuar një balenë ‘gungaçe’ (Humpback), e cila kishte ngecur në breg të detit.

Pamjet janë regjistruar nga Naude Dreyer, në brigjet e Namibisë, ndërsa ai së bashku me kolegët përpiqen për orë me radhë që të shtyjnë balenën për ta nxjerrë nga bregu. Përpjekjeve i bashkohen dhe disa banorë e turistë atje. Pas mëse 4 orësh përpjekje, grupi arrin të drejtojnë balenën me kokë drejt detit dhe deri në një thellësi ku balena mund të lëvizë. Të gjithë shpërthejnë në gëzim, teksa shohin sesi balena ‘zhduket’ nën ujë pas 4 orësh përpjekje.

Balena sipas Dreyer ishte në moshë të re dhe peshonte afro 15 tonë, me një gjatësi prej rreth 8 metrash.

“Ata që shpëtojnë balena rrallë herë shohin një fund të lumtur. Shpesh herë, shkaku i daljes së tyre në breg është i panjohur. Gjen dëme në organet e tyre, rrymat e detit nuk të ndihmojnë me shpëtimin ose kafsha vijon të vijë sërish në breg, por kësaj here ishte ndryshe”-shkruan Dreyer në videon e postuar në You Tube.

“Pas më shumë se 4 orësh, u  shpërblyem me pamjen më të bukur të mundshme, balena nisi të lëvizë bishtin e pak minuta më tutje, notoi drejt thellësive”-shton Dreyer.