Pamje të pazakonta, një qytezë “fantazëm” e pushtuar nga akulli

 Pamje të pazakonta, një qytezë “fantazëm” e pushtuar nga akulli

Këto pamje janë kapur 11 milje larg prej qytetit minierë të Vorkutës në Rusi, një qytet që u bë shtëpi e një prej gulagëve të regjimit stalinist.

Por që prej 2013, kjo qytezë e vogël është braktisur prej emigrimit masiv e papunësisë, duke u kthyer në një ‘fantazëm’ që është mbështjellë nga akulli.

Në këtë zonë temperaturat kapin shifra prej minus 50 gradësh celcius. Godinat këtu, përfshi dhe mjetet motorike janë braktisur nga njerëzit, duke sjellë një spektakël të pazakontë.

Fotot janë kapur nga fotografja Maria Passer, e cila ka kapur në aparat pamje nga lart dhe detaje nga apartamentet që i ka përpirë akulli.