Pamjet e katastrofës, shpërthimi vullkanik merr të paktën 14 jetë, dhjetëra të djegur

 Pamjet e katastrofës, shpërthimi vullkanik merr të paktën 14 jetë, dhjetëra të djegur

Shpërthimi i vullkanit Semeru (ditën e djeshme) në Indonezi, i ka marrë jetën të paktën 14 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar, djegur apo plagosur. Reuters i referohet agjencive shtetërore të ishullit, të cilët kanë dalë në terren për të kërkuar të tjerë njerëz të humbur.

Sasia e jashtëzakonshme e tymit e hirit mbuloi paraditen e djeshme të gjithë qiellin mbi ishullin Java. Autoritetet treguan se të plagosur janë deri më tani 56 persona, shumica e të cilëve janë djegur.

Ndërkohë zonat e banuara janë transformuar plotësisht. Gjithçka thuajse është mbuluar nga hiri ndërsa njerëzit mundohen të kërkojnë për të humburit apo të shpëtojnë çfarë të munden nga banesat e tyre.